Lajme

Pas regjistrimit të Listës “Guxo” si parti, Gërvalla: Do ta thellojmë bashkëpunimin me VV

02/14/2022 13:47
nga:Q R

Pas regjistrimit të Listës Guxo si parti politike, udhëheqësja e kësaj partie, Donika Gërvalla ka thënë se ky formacion i ri politik i ka fillet në kohë të trazuara dhe të ballafaqimit me sfida, por sipas saj me sukses te jashtëzakonshëm në zgjedhjet e para një viti.

Gërvalla ka thënë se përveç me Lëvizjen Vetëvendosje, nuk planifikojnë bashkëpunim me ndonjë parti tjetër politike në vend.

“Dallimi mes nesh dhe LDK-së është që ne jemi shumë më transparentë, programi ynë është drejtuar nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror shumë të përparuar. Nuk e shoh këtë bashkëpunim. Ne jemi përcaktuar për partneritet me VV-në, këtë mandat do ta përfundojmë me bashkëpunim te ngushtë. Do ta thellojmë bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet që lidhen me ministrinë që ajo drejton.

Gëvalla s`përgjigjet për akuzat e “Zotëriut të Parë” ndaj mediave – Prindon Sadriu nuk do të jetë pjesë e partisë Guxo