Sporti

Llapi nuk njeh humbje që nga tetori i vitit të kaluar, skuadra e Batatinës në formë të mirë

02/14/2022 13:37
nga:L J

Skuadra e Llapit po kalon një formë fantastike në muajt e fundit.

Pas një starti jo shumë të mirë, KF Llapi është rikthyer tek rezultatet pozitive, por jo vetëm, pasi tashmë nga java e fundit është kthyer edhe në stadimun “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Llapit nuk njeh humbje që nga tetori i vitit të kaluar, teksa në 10 ndeshjet e fundit ka 8 fitore e 2 barazime.

Ja njoftimi i klubit:

“Ju urojmë një ditë të mbarë sot me këtë statistikë të jashtëzakonshme të arritur nga djelmoshat tanë.
10 ndeshje radhazi pa humbje përfshirë këtu ndeshjet e BKT Superligës dhe Kupës së Kosovës, duke regjistruar gjithsejt 8 fitore e 2 barazime me golaverazh, +14 për Llapin, 21:7.
Pra llogaritur në statistika, djelmoshat tanë nuk dinë për humbje që nga tetori i vitit 2021.
Le të vazhdojmë kështu”, shkruan në njoftimin e klubit të Llapit.

/GazetaBlic Sport