Sporti

Ismet Munishi: Kemi 15 ndeshje pa humbje dhe jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë

02/14/2022 13:15
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka nisur jo edhe shumë mirë stinorin pranveror, pasi ka barazuar 1:1 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” të shtunën.

Klubi i Gjilanit pas këtij gabimi ka humbur vendin e parë në tabelë dhe tani ndodhet në pozitën e tretë, me një pikë më pak se FC Drita që tashmë kryeson kampionatin, përcjell GazetaBlic Sport.

Ismet Munishi, kryetrajneri i Gjilanit para pak çastesh ka publikuar një fotografi të klubit të tij me mbishkrimin:

“15 ndeshje pa humbje dhe skuadra më e dëmtuar në Superligë! Vazhdojmë fuqishëm”.

/GazetaBlic Sport