Dardan Molliqaj dhe aktivistë të PSD derisa po qëndrojnë pranë zyrave të ZRRE në pritje të publikimi të raport për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Molliqja ka publikuar një dokument në faqen e tij në Facebook ky pretendon shkeljet e ZRRE, raporton Gazeta Blic.
Bëhet fjalë për Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, nen 51 i nënkapitullit 8 e ku sipas tij e tregon qartësisht shkeljen ligjore që ZRrE e ka kryer nëpërmjet futjes në fuqi të rritjes së çmimit të energjisë elektrike pa e publikuar vendimin askund.
“Metoda e tyre për të fshehur shfrytëzimin e qytetarëve për fitimin e KEDS-it është mashtrimi, gënjeshtra e manipulimi. Vendimin nuk e publikojnë sepse e dijnë për dëmin që ja kanë shkaktuar qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ai ndër të tjera.


