Sporti

Granit Begolli: Kjo skuadër kosovare është befasia për të keq e këtij kampionati!

02/14/2022 11:17
nga:L J

Skuadra e Dukagjinit është befasia për të keq e këtij edicioni, sipas trajnerit të njohur kosovar, Granit Begolli.

Dukagjini ka humbur me rezultatin e thellë 4:1 ndaj Ballkanit në ndeshjen e parë të sezonit pranveror të Superligës së Kosovës në futboll, ndeshje kjo që u zhvillua në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i njohur kosovar, Granit Begolli ka potencuar se Dukagjini është skuadra që e ka befasuar për të keq, pasi me fondin e lojtarëve që ka, klubi nuk duhet të diskutojë mbijetesën, por daljen në Evropë.

“Befasia për të keq e këtij kampionati. Unë kam pas pritshmëri prej fillimit të sezonit nga Dukagjini. Klubi ka afruar Ahmed Januzin, Cariocan, Bujar Shabanin e Mentor Zhdrellën – pretendimet dihen se nuk janë me mbet në Superligë. Dukagjini ka zhgënjy në këtë kampionat, pasi po e diskuton mbijetesën dhe do ta diskutojë deri në xhiron e fundit, sepse e dimë se nuk ka kundërshtar të lehtë”, tha fillimisht Granit Begolli për Ekipin A.

“Kontigjentin që e ka Dukagjini nuk duhet të ishte këtu, kanë humbur dhe kanë lëshuar shumë pikë. E shoh një ekip me shumë probleme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/