Sporti

Kundërshtari ishte shtrirë në tokë dhe po humbiste kohë – “çartet” Quaresma – veprimi i tij bën xhiron e botës!

02/14/2022 09:12
nga:L J

Ricardo Quaresma nuk ishte aspak i qetë në ndeshjen e tij të fundit.

Vitoria de Guimaraes u ballafaqua me Belenenses të dielën, me ç’rast humbi 1:0 dhe në minutat e fundit u shfaq mjaft nervozizëm në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.

E një rast interesant ndodhi kur mesfushori i Belenenses, Afonso Sousa vendosi të shtrihej në tokë dhe të simulonte për të marrë kohë. Sousa ndoshta mendoi se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të humbur kohë – por Quaresma nuk ishte i pajtimit me vendimin e tij.

Quaresma vendosi të merrte lojtarin në duart e tij dhe të largonte nga fusha…

38-vjeçar ngriti Sousa-n në ajër përpara se të përpiqej të ecte drejt vijës së fushës sa më shpejt që të ishte e mundur. Lojtarët e Belenenses u grumbulluan rreth Quaresma dhe ata ndjenë se veprimet e tij ishin jashtëzakonisht mosrespektuese.

Quaresma u ndëshkua menjëherë pas kësaj dhe ai argumentoi se gjithçka që donte të bënte ishte të rifillonte lojën. /GazetaBlic Sport/