Sporti

Conte: Kualifikimi në Champions është i pamundur

02/14/2022 08:59
nga:L J

Trajner i Tottenham Hotspur, Antonio Conte tha se klubi përballet me një sfidë “të pamundur” për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas një rënie të formës.

Tottenham pësoi humbjen e tretë radhazi në Premier League – në humbjen 2-0 të së dielës ndaj Wolverhampton Wanderers dhe ra në vendin e tetë në tabelë me 36 pikë pas 22 ndeshjesh, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kur humb dy ndeshje në shtëpi kundër Chelseat, për një ekip që dëshiron të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, është e pamundur të ndodhë”, tha Conte për Sky Sports të dielën.

“Ne e dimë se duhet të luftojmë për të ndërtuar diçka të rëndësishme, por është e rëndësishme të dimë situatën. Ndoshta tifozët tanë nuk duhet të zhgënjehen me humbjen, në vend të kësaj, ata duhet të përpiqen të na shtyjnë dhe të qëndrojnë pas nesh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport