Sporti

Milan “blindon” Leaon dhe Bennancerin

02/14/2022 08:38
nga:L J

Skuadra e Milanit po punon për rinovimet me lojtarët kyç të skuadrës.

Pas rinovimit të kontratës së Theo Hernandez, “Rossonerët” tani po punojnë me dy lojtarë tjerë, Rafael Leaon dhe Ismael Bennancerin, përcjell GazetaBlic Sport.

“AC Milan po punon për të zgjatur kontratat me Ismael Bennacer dhe Rafael Leao në muajt e ardhshëm. Bisedimet po vazhdojnë pas përfundimit të marrëveshjes me Theo”, njofton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.

Vlen të potencohet se dyshja e lartëpërmendur janë lojtarë kyç në këtë edicion tek skuadra e Piolit.

/GazetaBlic Sport