Lajme

Mot i ngrohtë do të mbajë edhe gjatë kësaj jave në Kosovë

02/14/2022 07:00
nga:Q R

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike, transmeton Gazeta Blic.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë mot relativisht të ngrohtë, ndërkaq të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Mblidhet Komisioni për Legjislacion, ky është rendi i ditës