Showtime

Tha se donte t’i merrte votat e Kosovës, Arjola i kthehet ashpër Egzonës

02/13/2022 16:49
nga:Donika Fetahu

Aktorja Tropojane, Arjola Demiri, ka qenë e ftuar në Fan Club, ku ndër të tjera ka folur edhe për Egzonën.

Egzona Rafuna, moderatorja e njohur pas daljes nga ‘Big Brother Vip”, kishte thënë se Arjola kishte frikë pasi ajo ishte konkurente nga Kosova dhe se mund t’i merrte votat, shkruan GazetaBlic.

Kurse Arjola u shpreh se kjo gjë është e gabuar dhe Kosovën e do për shkak se i ka hapur dyert për atë që është sot, pasi që sipas saj Kosova është gjysma e saj e çmuar.

Këtë mendim të Egzonës, Arjola e quan strategjike për shkak se sipas saj ajo kishte persona të preferuar brenda, madje ajo potencoi se nuk kishte arsye të frikësohej nga ajo pasi banorë nga Kosova kishte edhe më herët./GazetaBlic/