Aktorja Tropojane, Arjola Demiri, u komentua mjaft shumë kohëve të fundit për shkak të pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip”.
Gjatë kohës kur ishte brenda ka ‘shpërthyer’ një debat mes saj dhe Antonelës, ku ‘mollë sherri’, ishte ish-konkurenti i “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, shkruan GazetaBlic.
Arjola, për herë të parë pas daljes foli hapur në ‘Fan Club’ dhe i dha fund këtij dyshimi ku tregoi se Atdheun e ka shok shumë të ngushtë që gjashtë vite.
Aktorja tha se ajo që e kishte vrarë ishte momenti kur Antonela u shpreh se me lotët e saj i ka lodhur publikun./GazetaBlic/


