Sporti

Arsim Thaqi: Shpresojë të mbesim në Superligë – do të ishte historike, mund të bëhemi si Ballkani!

02/13/2022 15:10
nga:L J

Skuadra e Malishevës ka fituar tre pikë të arta ndaj Prishtinës.

Malisheva ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 2:1, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme që në start të stinorit pranveror, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Arsim Thaqi u shpreh shumë i lumtur për fitoren, pasi trajnerit këto pikë do t’i japin qetësi ekipit në ditët vijuese.

“Kuptohet që çdoherë kur luan ndaj Prishtinës duhet të marrë masat dhe të jemi të koncentruar. Ajo që është me rëndësi që kjo fitore na jep një lloj qetësie dhe komoditeti me vazhdu me punu. Kemi disa lojtarë me eksperiencë dhe sa të adaptohen të vazhdojmë me ndeshje të mira, që në fund të mbesim në Superligë, që do të ishte historike, pasi vitet e fundit skuadrat që kanë ardhë nga Superliga, menjeherë kane ra nga elita|, tha fillimisht Thaqi për Art Motion.

“Mund të bëhemi si Ballkani që është ekip i një qyteze të vogël, por me zemër të madhe. Kapaciteti ynë është të mbijetojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport