Sporti

Tomori: Sot po mendojmë vetëm për fitore, jo për vendin e parë

02/13/2022 12:04
nga:L J

Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milanit, foli me Dazn pak para ndeshjes kundër Sampdorias.

Tomori rikthehet pas disa javësh, pasi ishte i dëmtuar dhe mungoi tek ‘Rossonerët’ në ndeshjet e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Një ndeshje shumë delikate, ne e dimë. Por ne jemi gati. Shpresoj që ta fitojmë këtë ndeshje dhe ta përfundojmë këtë javë të përsosur. E përgatitëm si çdo ndeshje. E përgatitëm mirë me skuadrën, si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë mbrojtëse”, tha fillimisht Tomori.

“Ne duhet të përballemi me lojën, të bëjmë gjërat e duhura dhe shpresojmë se mund ta fitojmë atë. Ndihem mirë, jam i lumtur që më në fund rikthehem në fushë me ekipin në ‘San Siro’. Sot shpresoj të rikthehem me fitore. Vendi i parë? Ne nuk mendojmë për këtë, ne mendojmë për të fituar, pastaj do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport