Qendër mbrojtësi, Thiago Silva, nga Chelsea, u cilësua si lojtari më i mirë në Kupën e Botës për Klube.
Skuadra e Chelseat ka mposhtur Palmeiras në finalen e Kupës së Botës për Klube me rezultatin 2:1 pas vazhdimeve, në një ndeshje ku Thiago Silva zhvilloi paraqitje mjaft të mirë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i lumtur. Kam pritur 37 vjet për këtë moment dhe kam bërë shumë sakrifica’, tha fillimisht Silva për FIFA.
“Ishte një lojë vërtet e vështirë që arritëm ta fitonim në detaje, mendoj me drejtësi. Jemi kampionë bote”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


