Lajme

Gjuajtje me armë në Prishtinë, një person i lënduar! Policia jep detajet e fundit

02/12/2022 21:56
nga:Genita C

Një gjuajtje me armë sapo ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë ku dyshohet të ketë të plagosur nga kjo përleshje me armë.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se menjëherë pas marrjes së kësaj informate në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar.

“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri.”, thotë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti shprehet se sipas të dhënave fillestare një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit.