Showtime

“Kush të pa, e s’u verbua, me ty shumë u dashurua”, Poni i dedikon këngë Beniadës

02/12/2022 15:10
nga:Genita C

Disa nga banorët e Big Brother, ose kanë bërë këngë, ose iu janë dedikuar këngë.

Kujtojmë Fifin, Sabianin, Elgid Dodën, e së fundi edhe Poni.

Këngëtarja ia ka dedikuar modeles dhe finalistes së BB VIP, Beniada Nishani.

Projekti i ri muzikor i Ponit mban titullin “Vajzë shqiptare” në rreshtat e saj përmendet disa herë emri i modeles duke e përshkruar si një femër elegante, e bukur dhe plotë sharm.

Kënga është me tekst dhe muzikë nga vetë këngëtarja.

Rreth një javë më parë, Beniada u befasua nga një performancë e këngëtares brenda shtëpisë së famshme, kjo pasi modelja vazhdimisht kishte treguar se është adhuruese e saj që nga fëmijëria.