Kylian Mbappé është disa muaj larg të qenit lojtar i lirë dhe kërkohet me këmbëngulje nga ana Real Madridit, i cili, meqë ra fjala, tashmë tentoi ta nënshkruante verën e kaluar.
Javët e fundit, shtypi francez ka ngritur sërish mundësinë e rinovimit të sulmuesit për Paris Saint-Germain dhe Mauricio Pochettino, trajneri i Francës, ka folur për situatën, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mbappé është një futbollist inteligjent, i pjekur, me një kapacitet të jashtëzakonshëm për analizë për të ditur se çfarë dëshiron dhe çfarë do të jetë më e mira për karrierën e tij. E shoh të qetë, të fokusuar për të bërë më të mirën për PSG-në, siç tha edhe vetë. Duhet të respektoni kohën e tij dhe ai do të marrë një vendim pas ndeshjes me Real Madridin”, tha argjentinasi për programin El Larguero .


