Vetëm pak minuta më parë është zbuluar edhe lista e personave që do të kandidojnë për president të FSHF.
Pra tanimë kemi kandidatët zyrtarë që kërkojnë postin për kreun e futbollit në Shqipëri. Armand Duka kërkon të vazhdojë rrugëtimin e tij, ndërsa edhe Dritan Shakohoxha ka arritur që të sigurojë 5 votat që ishin si kriter për të qenë pjesë e kësaj gare deri në fund.
Disi surprizuese mund të quhet se edhe Sulejman Starova ka arritur që të sigurojë 5 votat, pavarësisht se nuk ka pasur mbështetje nga politika dhe nuk ka ndjekur të njëjtën gjuhë të ashpër në media. /Sport Ekspres/


