Sporti

Sven Botman tashmë ka marrëveshje personale me Milanin

02/11/2022 15:20
nga:Mergim Rreci

Sven Botman ka rënë dakord për kushtet personale me Milanin, por Newcastle United, Juventus dhe Tottenham Hotspur janë ende në garë për të nënshkruar me holandezin dhe mund të vendosin një ofertë më të lartë në tryezë për Lille.

Agjentët e Botman takuan drejtuesit e Milanit në selinë e klubit dje, duke arritur një marrëveshje për një kontratë prej 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

22-vjeçari dëshiron të bashkohet me kuqezinjtë dhe së fundmi ka zbuluar se është gati të bëjë një hap përpara në karrierën e tij në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Milani duhet të arrijë një marrëveshje me Lille, skuadër e cila e vlerëson mbrojtësin e tyre yllin në 30 milionë euro. Sipas Tuttomercatoweb dhe Milan News, “Rossonerët” nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 25 milionë euro, duke përfshirë shtesat, kështu që gara për të nënshkruar me Botman është ende e hapur.

/GazetaBlic Sport/