Lajme

Pak minuta para takimit me partitë opozitare, Dardan Molliqaj i ka dy fjalë për Prindon Sadriun

02/11/2022 12:37
nga:N M

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj ka kërkuar që bashkëshorti i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Prindon Sadriu të shkarkohet nga pozita që mban për shkak se ka fyer e ofenduar mediat në vend.

Ai ka marrë shembull edhe policin e suspenduar të Kosovës që shkruajti në rrjetet sociale për shpenzimet e derivateve nga deputetët e Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Prindon Sadriu duhet të shkarkohet
Duke qenë diplomat i shtetit dhe bashkëshort i presidentes, Prindon Sadriu ka linçuar e kërcënuar media e gazetarë. Deklarata e tij është deklaratë e njeriut të veshur me pushtet. Në anën tjetër, sjellja e institucioneve përgjegjëse sikur asgjë nuk ka ndodhur e vërteton çasjen që e ka pushteti ndaj fjalës së lirë.
Pra, nuk bëhet fjalë për kufijtë etikë që nuk duhet kaluar. Thjesht, ka rëndësi kujt i drejtohet kritika. Një polic ka kërkuar më shumë të drejta brenda kontekstit kur po diskutoheshin shtesat e privilegjet e deputetëve. Menjëherë i mori 6 muaj suspendim. Prindonit diplomat, pjesë e pushtetit presidencial nuk i nisë procedurë kush. Pushteti do disiplinë!

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Molliqaj