Kuvendi i Kosovës ka votuar me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pajtohen plotësisht me të gjeturat e në raportin e mbikëqyrjes nga komisioni parlamentar, njofton.
Ajo tha se mbikëqyrja që e bën komisioni parlamentar ua lehtëson punën edhe atyre.
“Janë dy nga ligjet që ndonëse janë votuar në Kuvend, s’kanë hasur zbatim. Përmes mbikëqyrjes që bëjnë komisionet lehtësohet edhe puna jonë, sepse përmes raporteve që i voton ky Kuvend e kuptojmë se cilat janë problemet që duhet adresuar. Kemi trajtuar raportin e mbikëqyrjes së këtij ligji dhe pajtohemi plotësisht me të gjeturat”.
Emisari britanik pas 22 vitesh në Prishtinë: Mahnitëse kur sheh sa ka ndryshuar për të mirë Kosova!


