Sporti

Barcelona kërkon një portier, këto janë dy objektivat kryesore

02/11/2022 11:33
nga:Mergim Rreci

Barça dëshiron të prishë hierarkinë e saj në pozicionin e portierit gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Nëse Marc-Andre Ter Stegen do të mbetet portieri i padiskutueshëm, klubi katalanas dëshiron t’i gjejë atij një rezervist të ri për të konkurruar me të dhe do të mendojë në veçanti për dy portierë francezë, përcjell GazetaBlic Sport.

Mundo Deportivo thotë se francezët Illan Meslier dhe Alban Lafont janë objektivat e klubit, atje ku do të punohet për transferimin e njërit prej tyre.

Illan Meslier është portier tek skuadra e Lorient, kurse Alban Lafont është 23 vjeçar dhe luan tek skuadra e Nantes.

/GazetaBlic Sport/