Lajme

Lumezi: Kryeprokurori i ri duhet ta marrë besimin edhe nga ndërkombëtarët, jo veç nga institucionet

02/11/2022 10:57
nga:N M

Në konferencën vjetore të prokurorëve, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se nga ky institucion është bërë punë e madhe e cila sipas tij vërtetohet me rezultate konkrete. Ai tha edhe se reformat në drejtësi nuk mund të ndërtohen nëse injorohen interesat e përgjithshme.

“Kryeprokurori i shtetit së shpejti do të ketë drejtues të ri i cili duhet të marrë besimin edhe nga partnerët ndërkombëtar jo vetëm nga institucionet. Të jetë i gatshëm të mbrojë nderin dhe pavarësinë e institucionit. Kryeprokurori i shtetit gjatë këtyre viteve ka qenë unik duke treguar forcë e vendosmëri duke u përballur me çdo situatë të krijuar, besoj që kështu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Lumezi.

Lumezi foli edhe për ndjekjen e zyrtarëve të lartë shtetëror.

“Kemi treguar se jemi në gjendje të reagojmë në mënyrë adekuate në te gjitha situatat. Është bërë një punë mjaft e madhe që vërtetohet nga rezultatet konkrete. Më parë as nuk është paramenduar ndjekja penale ndaj zyrtarëve te lartë shtetëror e sot kjo është bërë realitet”, tha Lumezi.

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Molliqaj