Lajme

AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Molliqaj

02/11/2022 10:46
nga:Y I

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Partia Soacialdemokrate.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i AAK-së, Lulzim Blaka.

“Në takimin e thirrur nga PSD, për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë, AAK do të përfaqësohet nga nënkryetari Ahmet Isufi” ka thënë Blaka për “Gazeta Blic”

Në takimin e thirrur nga Molliqaj për çështjen e shtrejtimit të rrymës nuk do të marrë pjesë PDK.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu.

Takimi i thirrr nga PSD është paraparë të mbahet sot në ora 13:00, raporton Gazeta Blic.

PDK nuk merr pjesë në takimin e thirrur nga Molliqaj

Molliqaj i ftoi në takim, a do t’i bashkohen partitë e tjera për ta kundërshtuar rritjen e çmimit të rrymës?!