Sporti

Erling Haaland objektivi kryesor i Manchester United, këta janë emrat e tjerë për sulmin në merkaton e verës

02/11/2022 10:28
nga:Mergim Rreci

Manchester United, sipas The Sun, e ka bërë nënshkrimin e një sulmuesi të ri prioritetin e tyre kryesor për afatin kalimtar të verës dhe ka katër emra të mëdhenj në listën e transferimit.

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, asi i Interit, Lautaro Martinez dhe ai i Evertonit, Dominic Calvert-Lewin thuhet se janë të gjithë në interesin e “Djajve të Kuq’, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mediat britanike raportojnë poashtu se Erling Haaland është dëshira kryesore e klubit. Haaland është i lidhur me shumë skuadra të mëdha evropiane dhe kjo mund të jetë një problem për skuadrën e Rangnick.

Manchester United nuk po kalon në formë të mirë të rezultateve dhe nëse nuk e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, do të ishte shumë e vështirë për ta bindur sulmuesin norvegjez.

/GazetaBlic Sport/