Lajme

Autobusi bie në greminë, vdesin 20 persona, 30 të tjerë lëndohen rëndë

02/10/2022 22:04
nga:Q R

Në Peru kanë vdekur 20 persona kanë vdekur pas një autobus me udhëtarë ra në një humnerë të thepisur, në një zonë veriperëndimore.

Nga ky aksident u shpëtuan 30 persona por me lëndime të rënda.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga rruga në provincën e Patazit, duke u rrokullisur 100 metra teposhtë.

Mediat raportuan se gjendja e rrugës në këtë anë është e mjerueshme dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja kryesore pse u humb kontrolli i mjetit.

Ambulancat dhe banoret e vendit ku ndodhi tragjedia ndihmuan në transportimin e të plagosurave në spitalin e qytetit më të afërt, Taya-bamba.