Sporti

Gjilani publikon një super mini-dokumentar nga Antalia – diçka e paparë!

02/10/2022 21:38
nga:L J

SC Gjilani njihet si njëra prej skuadrave më të organizuar në sezonet e fundit.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi një pjesë të përgatitjeve për sezonin pranveror i ka kryer në Antalia të Turqisë.

Gjilani në turqi i zhvilloi disa ndeshje miqësore që të jenë gati për sezonin pranveror.

Para disa minutash Gjilani ka publikuar një mini-dokumentar nga Antalia, ku shihen detaje të papara më parë.

Po ashtu në këtë mini dokumentar personazh kryesor është trajneri Ismet Munishi i cili shprehet se është i kënaqur me lojtarët e tij me atë se çka kanë treguar në miqësore.

Kujtojmë që Gjilani të shtunën do të përballet me Drenicën në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.