Debati Einxhel-Donald që filloi për pagesat vazhdon ende të komentohet në mediet rozë dhe nga banorët brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Balerini i njohur dhe ish-banori i shtëpisë, Tan Brama ka marrë gjithë vëmendjen mediatike me deklaratën e dhënë së fundmi, shkruan GazetaBlic.
Ai komentoi debatin Einxhel-Donald duke u shprehur se edhe atij i kishe ndodhur e njejta gjë me këngëtaren shqiptare, Arilena Ara.
“Disa artistë nuk më kanë paguar akoma. Kam qenë një staf kërcimtarësh aty, profesionist. Me pa Donaldi nga këmbët “ore shumë i bardhë je s’ke bërë plazh”, i thashë o vlla do të tregoj të vërtetën, kam punuar 3 muaj me një këngëtare që është vip-e ditë për ditë duke punuar. Duke thënë s’më pëlqen kjo lëvizja, dhe vinte a ta ndërrojmë këtë, bëjmë 3 videoklipe dhe të vjen një zarf me 300 mijë lekë. Tha do rregullohemi në një spektakël që kam në nëntor, shikoj aty dhe kishte marrë një tjetër, kjo nuk mu duk e pastër”, u shpreh balerini në një intervistë për “Abc e Pasdites”./GazetaBlic/


