Përveç futbollit, Visar Bekaj synon suksese edhe në industri tjera!
Portieri i KF Tirana si dhe i Përfaqësues A të Kosovës ka arritur marrëveshje për të sjellur brendin e njohur – lider botëror në prodhimin e dorëzave dhe pajisjeve tjera sportive “HO SOCCER”, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas disa muajsh negociata në mes të këshilltarëve dhe partnerëve të autorizuar nga gardiani Bekaj, u arrit me sukses të bindet kompania e mirënjohur dhe me prezencë të rëndësishme globale si ‘Ho Soccer’, gjegjësisht të futet edhe në tregun e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, dhe Malit të Zi. Njëkohësisht Bekaj është bërë dhe reprezentues kryesor i imazhit të këtij brendi për këto shtete.
‘HO Soccer’ është ndër brendet më të njohura në prodhimin e dorezave të kualitetit të lartë për portjerë të futbollit në të gjitha kategoritë. Kujtojmë se pjesë e kësaj kompanie në aspektin e shfrytëzimit të imazhit profesional janë emra të njohur të futbollit profesionist si: Willy Caballero aktualisht pjesë e Chelsea, Adrian San Miguel ish portier i Liverpool dhe aktualisht pjesë e Real Betis, Samir Ujkani portier i Empolit dhe i Përfaqësueses së Kosovës, Alex Palmer futbollist i West Bromwich Albion, Yoel Rodrigues futbollist i klubit spanjoll Eibar, Andres Fernandes lojtari SD Huesca, Ruben Blanco lojtar i Celta Vigos dhe emra tjerë të rëndësishëm në portat e klubeve nga ligat më të rëndësishme të futbollit. Nga tash portierët do kenë adresën e duhur që të pajisen me dorëza të kualitetit të lartë që ofron HO SOCCER përmes distributorit ekskluziv “Ho Soccer Balkan” me seli kryesore në Prishtinë.
View this post on Instagram


