Showtime

Mozzik poston foton e Kadri Veselit me fjalët e tij për UÇK-në

02/10/2022 18:07
nga:Genita C

Reperi shqiptar, Mozzik vazhdon të marrë vëmendjen me postimet që bën.

Së fundmi, në rrjetet sociale reperi ka ndarë një foto të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan GazetaBlic.

Në këtë fotografi shihet një citat i Kadri Veselit për UÇK-në: “Jam krenar që i jam përgjigjur thirrjes së vendit për lirinë e kombit tim”.

Kujtojmë se, shumë herë Mozzik ka shfaqur simpatinë e tij për Partinë Demokratike të Kosovës(PDK)./GazetaBlic/