Armando Broja është një nga sulmuesit më në formë në Premierligë momentalisht.
Sulmuesi shqiptar po kalon momente jashtëzakonisht pozitive tek klubi anglez dhe është afër të shkruajë historinë tek Southamptoni, përcjell GazetaBlic Sport.
Vetëm Kevin Davies në edicionin 1997/98 (nëntë) ka shënuar më shumë gola në Premierligë në një sezon të vetëm si 20 vjeçar.
Aktualisht, Broja, poashtu 20 vjeçar ka realizuar 6 gola për Southampton dhe i duhen vetëm edhe katër gola që të shkruajë historinë.
/GazetaBlic Sport


