Sporti

Pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës së re të Theo Hernandez tek Milani

02/10/2022 15:58
nga:Mergim Rreci

Sipas raporteve të shumta në Itali dhe Spanjë, Milani do të njoftojë zgjatjen e kontratës së Theo Hernandez deri në fundjavë.

Francezi sheh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2024, por ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub edhe për dy vjet të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve, Milani tashmë është duke përgatitur njoftimin zyrtar dhe do të konfirmojë zgjatjen e kontratës së Theo deri në fundjavë.

24-vjeçari iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh nga Real Madrid në 2019. Ai është bërë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 21 asistime në 108 paraqitje me kuqezinjtë.

Chelsea dhe PSG ishin lidhur me nënshkrimin e mbrojtësit francez gjatë verës, por të dy gjigantët evropianë do të duhet të kërkojnë diku tjetër për të marrë përforcime në mbrojtje.

/GazetaBlic Sport/