Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka thënë se personi i cili pati akuzuar atë se ka gisht në vrasjen e vëllezërve Gërvalla, është dënuar nga Gjykata Penale në Cyrih, shkruan Gazeta Blic.
Kështu ka bërë të ditur Pacolli përmes një postimi në ‘Facebook’.
Sipas tij, si me personin në fjalë do të veprojë me të gjithë ata që tentojnë të njollosin emrin e tij.
Ky është postimi i plotë i Pacollit:
Qe si funksionon drejtesia!
Nje publiciste i vetshpallur Fatmir Brajshori me nje shkrim ne fb kishte nderlidh emrin tim me vrasjen e vellezerve Gervalla.
Une kete person e kam denoncuar dhe Gjykata Penale ne Zürichut i shqipton denimin e merituar. Padia civile per te njejtin person eshte ne procedur e siper.
Keshtu do te veproj per secilin qe mundohet te njollose emrin tim.
Shpifesat dhe genjeshtaret (qe sipas meje jane njerez te deshtuar dhe te demshem per shoqerin) duhet te pergjigjen para drejtesise.
Behgjet Pacollit i refuzohet një padi, e bënë “tokë të zezë” sistemin gjyqësor në vend


