Sporti

Kurt Zouma sulmoi një mace, bashkëlojtari i tij “kapet” me gazetarët

02/10/2022 15:12
nga:Mergim Rreci

Michail Antonio, partneri i Kurt Zouma në West Ham, ka bërë një pyetje rreth gjestit të mbrojtësit, i cili në një video të postuar në rrjetet sociale shihet duke sulmuar një mace.

“Kam një pyetje për ju”, tha Antonio, duke folur me një gazetar: “A mendoni se kjo që bëri është më e keqe se racizmi?”, shtoi ai, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk po kërkoj falje për atë që bëri, nuk jam aspak dakord. Por ka njerëz që u dënuan për racizëm dhe vazhduan të luanin futboll pas kësaj. Ata dënohen me tetë ndeshje pezullim apo diçka të tillë. Dhe tani ka njerëz që kërkojnë që Zouma të largohet. Unë kam vetëm këtë pyetje për të gjithë: ajo që ai bëri është më e keqe se ajo që bënë njerëzit e dënuar për racizëm?