Lajme

Origjina e drogës është nga Shqipëria dhe ka pasur destinim vendet e BE-së

02/10/2022 14:32
nga:N M

Policia e Kosovës është duke mbajtur konferencë për media lidhur me një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 91 kilogramë marihuanë.

Drejtori i Drejtorisë për Narkotikë, major Reshat Murseli , tha se kanë dyshime që droga ka qenë me origjinë nga Shqipëria dhe ka pasur destinim vendet e Bashkimit Evropian.

“Mbrëmë rreth 08:20 ka ndërmarrë një operacion në Konushevc të Podujevës. Hetuesit policorë fillimisht kanë monitoruar lëvizjet e të dyshuarve me makina, më pas është ndaluar një veturë që dyshohet se ka narkotikë, më pas të dyshuarit e kanë rritur intensitetin e lëvizjes së veturës duke i kanosur dhe rrezikuar policët. Vetura me targa të huaja, shoferi ka ikur në drejtim të panjohur. 34 paktime me marihuana 91 kg ”, tha drejtori i Drejtorisë për Narkotikë.

“Kemi informacione për personat e involvuar dhe shumë shpejtë do t’iu njoftojmë“, tha majori i Policisë.

Lajmi i fundit: Kapen 91 kilogramë drogë në Podujevë, përleshje mes të dyshuarit dhe policisë