Kryeministri britanik Boris Johnson planifikon të heqë kufizimet e fundit anti-Covid në Angli, një muaj më herët se sa ishte propozuar fillimisht.
Në një deklaratë, Johnson tha se shpresonte ta bënte këtë sa më shpejt.
“Me kusht që tendencat aktuale inkurajuese të vazhdojnë, unë pres që ne të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve të fundit, duke përfshirë kërkesën ligjore për t’u izoluar nëse rezulton pozitiv, një muaj të plotë më herët.”
Britania ka regjistruar 17,932,803 raste dhe 158,677 viktima që nga fillimi i pandemisë.


