Moderatorja e njohur shqiptare e emisionit ‘’Goca dhe gra’’, Armina Mevlani, së fundmi ka folur për rrjetet sociale duke i cilësuar ato si të frikshme.
Armina ka shprehur hapur një histori të mikes së saj, deklaratë kjo që bëri bujë të madhe në rrjetet sociale, shkruan GazetaBlic.
“Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!”, tha moderatorja./GazetaBlic/


