Sporti

Hidhet shorti i Kupës së Kosovës, na presin super derbi

02/10/2022 13:12
nga:Mergim Rreci

Në ambientet e FFK-së është hedhur shorti për raundin tjetër në Kupën e Kosovës.

Tashmë janë mësuar çiftet çerekfinaliste, atje ku do të kemi ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Gjilanit do të përballet me Llapn, kurse Prishtina do të përballet me Ballkanin. Do të kemi dy super ndeshje nga skuadrat më të mira në futbollin kosovar.

Në anën tjetër, Drita do të përballet me Ulpianën, kurse KEK’u me Ramiz Sadikun.

Drita – Ulpiana
Ballkani – Prishtina
Llapi – Gjilani
KEK’u – Ramiz Sadiku

/GazetaBlic Sport/