Sporti

Shifra të pabesueshme, ja sa para paguan PSG për pagat e futbollistëve dhe stafit

02/10/2022 11:12
nga:Mergim Rreci

Shtypi francez zbuloi këtë të mërkurë se Paris Saint-Germain shpenzon shumën e pabesueshme prej 629 milionë euro paga.

Sipas L’Equipe, PSG ka shpenzime prej 629 milionë euro dhe totali i klubeve të mbetura në ligën franceze është 1,730 milionë euro. Klubi parizian përfaqëson 37 për qind të shpenzimeve të pagave në Francë, përcjell GazetaBlic Sport.

PSG ka rritur shpenzimet për pagat. Në 2018/2019 ishin 370 milionë, në 2019/2020 ishin 414 milionë, në 2020/2021 ishin 503 milionë.