Sporti

Probleme të mëdha për Ancelottin, Benzema në dyshim për ndeshjen ndaj PSG’së

02/10/2022 09:17
nga:Mergim Rreci

Një pjesë e madhe e shtypit spanjoll ka filluar të dyshojë për praninë e Benzemas për ndeshjen kundër PSG-së.

Kapiteni i “Los Blancos” vazhdon të stërvitet i veçuar nga pjesa tjetër e grupit dhe mungesa e tij tashmë është kthyer në një problem serioz për trajnerin Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, problemi qëndron edhe tek fakti se edhe nëse rikthehet ai nuk do të jetë në 100% e formës së tij.

Në fillim nuk dukej që lëndimi i tij të ishte shumë serioz, por gjërat me pas nuk shkuan siç duhej.

/GazetaBlic Sport/