Ish-banori i “Big Brother Vip”, Kledi Hysa ishte i ftuar në emisionin ‘Pardon My French’, ku foli për gjithçka.
Kledi foli hapur për jetën e tij private, aq shumë të komentuar që nga qëndrimi i tij në shtëpinë e “BBV”, shkruan GazetaBlic.
“Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo”, tha ai.
Ai ghithashtu tregoi mendimin se kush e meriton sipas tij të fitoj “BBV”.
“Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi”, u shpreh Kledi.


