Sporti

Përfundon ndeshja e “zjarrtë” mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, kjo skuadër shkon në gjysmëfinale

02/09/2022 22:10
nga:L J

KB Peja ka siguruar gjysmëfinalen e “Final8” në Kupën e Kosovës në basketboll, pasi ka mposhtur Sigal Prishtinën.

Skuadra e Pejës ka fituar ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinale të ‘Final8″, që u luajt në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, shkruan GazetaBlic Sport.

KB Peja fitoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 91-86.

Lojtari më i mirë në këtë përballje ishte pa asnjë dyshim Dardan Berisha i Pejës, i cili deklasoi Sigal Prishtinën me 34 pikë të realizuara.

KB Peja në gjysmëfinale do të përballet me KB Trepçën.

/GazetaBlic Sport