Dj Dagz dhe Dj PM u kthyen në dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar gjatë rrugëtimit të tyre në Big Brother VIP, raporton GazetaBlic.
Dyshja u futën bashkë në shtëpi, ku gjetën dhe dashurinë, Sarën dhe Einxhelin.

Tashmë që Dj PM dhe Dj Dagz janë eliminuar, kanë pasur kohë të merren me karrierën e tyre. Vetëm së fundmi ata kanë lajmëruar projektin e ri muzikor, në bashkëpunim me S4MM.
Kënga titullohet “Tinzake” dhe do të publikohet së shpejti por çfarë ra në sy të medieve rozë është se për herë të dytë reperi S4MM vjen në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj Pm.
View this post on Instagram
I kontaktuar nga GazetaBlic, menaxheri i reperi S4MM tregon se ideja për një bashkëpunim të dytë lindi krejt rastësisht.
“Rastësisht kemi qenë bashkë me një bar ku lindi ideja edhe për një projekt të përbashket, kemi shku në studio edhe na doli “Tinzakja” , u shpreh Enisi.
Në anën tjetër, menaxheri i reperit deklaroi se kanë një shoqëri shumë të mirë me Dagzin dhe Pm, teksa për projektin e parë të tyre ‘A e din’ janë ndarë të kënaqur të dy palët dhe kënga u bë një hit i vërtetë.
“Tinzakja” do të publikohet shumë shpejt bashkë me videoklip për të cilin është kujdesur XL FILMS, ndërsa është punuar nga producentët Rzon dhe Don Gima./GazetaBlic/



