Reality show, Big Brother Vip është drejt finales së madhe ku deri më tani janë zgjedhur nga publiku dy finalistët e parë.
Bëhet fjalë për Ilir Shaqirin dhe Beniada Nishanin, shkruan GazetaBlic.
Krahas kësaj, një sondazh i cili është realizuar nga gijotina.com tregon se cili banorë është deri më tani i preferuari i publikut dhe më i votuari.
Në këtë sondazh triumfon Iliri i cili ka arritur të marrë 4627 vota.
Në vend të dytë sipas këtij sondazhi është Donaldi me 4258 vota; Arjola me 435 vota; Einxhel me 269 vota; Beniada me 224 vota; Monika me 51.
Kujtojmë se çmimi i fituesit është 115 mijë euro./GazetaBlic/


