Skuadra e Sigal Prishtinës sonte takohet me KB Pejën në Palestrën Karagaçi të Pejës.
Sigal Prishtina ka pasur kogja probleme para se të fillojë sfida, e cila është e paraparë të luhet nga ora 20:00, në kuadër të çerekfinales së “Final8”, Kupës së Kosovës në basketboll.
GazetaBlic Sport mëson se autobusi i Sigal Prishtinës është sulmuar para pak çasteve në Pejë, e që dyshohet se sulmi erdhi nga tifozët e Trepçës, “Torcida”.
Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Pejës luhet nga ora 20:00.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo risi.
/GazetaBlic Sport


