Lajme

“Vendimin për rritje të çmimit të energjisë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”

02/09/2022 12:01
nga:N M

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë. Sipas Tahirit, vet mosprezenca e deputetëve të VV-së dhe kryeministrit, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar.

“Me këtë vendim po dëmtohen ekonomitë familjare, kjo rritje e rrezikon shtresën e mesme. Kjo rritje është diskriminuese. Vet mosprezenca e kryeministrit dhe deputetëve të VV-së kur diskutojmë për këtë rritje, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar” u shpreh Tahiri.

Imer Mushkolaj për shpenzimet e Vjosa Osmanit për naftë: Mos u fsheh