Sot zhvillohen disa ndeshje të tjera në Premier League.
Skuadra e Manchester Cityt do të përballet me atë të Brentford, takim ku skuadra e Guardiolas synon që ta shtojë diferencën me përcjellësit në tabelë, shkruan GazetaBlic Sport.
Milot Rashica dhe skuadra e Norwichit do të jenë nikoqirë të skuadrës së Crystal Palace, ndeshje kjo shumë e rëndësishme për fatin e dy skuadrave.
Takime shumë interesante pritet të jenë edhe ato mes Tottenham dhe Southampton dhe Aston Villa – Leeds United.

/GazetaBlic Sport/


