Lajme

Shqipëri: Dy fëmijë të moshës 15 dhe 13 vjeç humbin jetën në aksident

02/09/2022 10:51
nga:Y I

Dy fëmijë, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç humbën jetën mbrëmjen e 8 shkurtit 2022 në një aksident të ndodhur në lagjen nr.14, Durrës.

Ka qenë ora 22: 55 minuta kur makina ka përplasur një ciklomotor që drejtohej nga një person i tretë ndërsa në të ishin dhe dy fëmijët e mitur, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç

Fëmija 15 vjeç pasagjer në çiklomotor eshtë gjëndur i vdekur që në vëndin e aksidentit.

Ndërkohë 13 vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit Durrës në gjëndje të rëndë dhe humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në njoftimin e mbrëmshëm policia nuk dha detaje për moshën e personave që ishin përfshirë në aksident.

Njoftimi i policise ora 23: 55

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreh brutalisht shoqen e klasës duke e goditur me grushte në kokë, nxënësit e tjerë qeshin dhe filmojnë