Sporti

Barcelona kërkon të “blindojë” Gavin, kjo pritet të jetë kontrata e tij e re

02/09/2022 09:41
nga:Mergim Rreci

Gavi është në linjë për një kontratë të re me Barcelonën, sipas SPORT.

Trajneri i Blaugranas, Xavi është i vendosur për të siguruar të ardhmen e 17-vjeçarit dhe është gati të ndërhyjë dhe të përpiqet të avancojë bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Barça është e gatshme t’i japë Gavi kushte të reja deri në vitin 2027, me talentin e madh që tashmë e ka dëshmuar veten si një anëtar kyç i skuadrës.

/GazetaBlic Sport/