Showtime

Semi dhe Beatrix përballen për herë të parë pas daljes nga “BBV”

02/09/2022 09:16
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj dhe ajo e Shqipërisë Semi Japuaj, janë përballur mbrëmjen e djeshme për herë të parë pas daljes nga shtëpia, në prime-n e “BBV”.

Këngëtaret kanë qenë të ftuara në studio krah banorëve të tjerë të eliminuar, diçka që ra në sy ishte se dyshja ishin ulur larg njëra-tjetrës, shkruan GazetaBlic.

Gjatë kohës kur ishin brenda shtëpisë ato kanë qenë shumë të afërta mes veti.Por krisja e raportit të tyre nisi kur Trixa dhe Donaldi, filluan të krijonin një lidhje dhe këtë gjë Semi nuk e ka pritur mirë, për shkak të shoqërisë me Bora Zemanin, ish të dashurën e Donaldit./GazetaBlic/